Apeli i GJKKO lë në burg “trurin” financiar të organizatës kriminale të Suel Çelës
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Bujar Shegën, i njohur edhe me emrin Marsel, i arrestuar si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela. 52-vjeçari u ekstradua nga Italia në Shqipëri në prill të këtij viti dhe konsiderohet nga autoritetet si truri financiar i kësaj organizate që vepronte në Elbasan.
Sipas hetimeve të SPAK, Shega dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që e lidhin atë me operacione të rëndësishme financiare dhe aktivitete kriminale që lidhen me trafikun e drogës në territorin shqiptar dhe më gjerë.
Kush është Suel Çela?
Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai dyshohet se është porositës i tre ngjarjeve kriminale, dy të parealizuara dhe një tjetër e mbetur në tentativë. Çela akuzohet për porositjen e atentatit të dështuar më 29 mars 2022 ndaj Elton Kilës, i cili do të kryhej nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, por atentati dështoi dhe Dumani u arrestua.
Përveç kësaj, Suel Çela ka një histori të mëparshme kriminale, pasi është dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për sulmin ndaj policisë në tregun ushqimor të Elbasanit, një ngjarje që tronditi opinionin publik në shtator 2017. Ky sulm, i njohur si “Audit i zi”, përfshinte një përplasje të makinës së zëvendësdrejtorit të policisë, Gjergj Oshafi, nga një makinë e blinduar. Edhe pse prokuroria kërkoi dënim prej 7 vitesh burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm për mungesë provash dhe dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.
Suel Çela është shpallur si një individ me pasuri të fshehura, pasi nuk ka asnjë biznes të regjistruar në emër të tij, ndonëse i ati është një biznesmen i njohur dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në vitin 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan