Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për “komisarët e hashashit”
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për 3 ish-policët, Shkëlzen Ruska, Erdit Hazizaj e Ervis Alisinanaj të akuzuar për trafik droge me Greqinë nga viti 2019-2021.
Masat e arrestit me burg ishin dhënë nga GJKKO gjatë seancës së zhvilluar më 3 mars.
Tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë, kërkesë që u rrëzua nga Apeli.
Grupi kriminal i drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldian Allushi akuzohet për trafikimin nëpërmjet pikës së Qafë-Botës në Greqi të një sasie prej 1150 kg kanabis, kanabis të përpunuar çokollatë si dhe vaj kanabisi vlera e të cilit përllogaritet në 1.7 milionë euro. Me anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar edhe dy punonjësit e policisë, Elvis Dervishi dhe Erdit Hazizaj.
Ndërsa rasti i dytë lidhet me sekuestrimin e një sasie prej 1.3 tonë kanabis që u gjet në vitin 2020 nga policia e Gjirokastrës. Sipas hetimeve droga u gjet në një furgon shumë pranë Tepelenës. Për kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike si dhe lehtësimin e pozitave penale të personave të përfshirë në këtë aktivitet kanë bashkëpunuar edhe efektivët Shkëlzen Rsuka dhe Ervis Alisinanaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West