Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit që dyshohet se është i Veliaj
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e një apartamenti luksoz në zonën elitare të “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.
Pasuria është në pronësi të kompanisë ndërtuese “Agikons”, por hetimet e autoriteteve dyshojnë se apartamenti është një pasuri e fshehur dhe në fakt është përdorur nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Kujtojmë gjithashtu se Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga kryebashkiaku, në lidhje me masën e sigurisë ndaj tij.
Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, ndërsa anëtarë të tjerë të trupit gjykues do të jenë Medi Bici dhe Sokol Binaj.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, çështja i është nënshtruar procedurës së përshpejtuar, duke u klasifikuar si një prej çështjeve me prioritet.
Ndërkohë, këtë të martë në orën 11:30, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca lidhur me raportimin dy mujor të ecurisë së hetimeve nga SPAK për Erion Veliajn.
Kryebashkiaku i Tiranës nuk do të jetë i pranishëm, pasi ka firmosur një deklaratë nga IEVP Durrës, dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij.
Më 9 qershor, Apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, i cili kishte kërkuar lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa propozuar një shumë konkrete ndërsa kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Engert Pëllumbi
Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025 dhe është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)