Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës për sekuestron e sendeve

19 Shkurt 2025 | 15:46

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka në fuqi vendimin  e GJKKO lidhur me ankimin e Ajola Xoxës bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj mbi sekuestron e disa sendeve të cilat janë bllokuar nga SPAK. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Ankesa e Xoxës lidhej me sekuestron e disa sendeve të cilat u bllokuan nga SPAK më 6 dhjetor të vitit 2024 gjatë kontrolleve në galerinë Harabel dhe në zyrën juridike “Partners Law” ku gjithashtu u sekuestrua dhe një telefon.

Vendimi për sekuestron u mor fillimisht në dhjetor, dhe ankues në këtë proces ishin Ajola Xoxa dhe shoqëria “Partners Law”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026