Momenti kur Ajola Xoxa ndalohet në Rinas, gazetari zbulon detajet mbi akuzat e SPAK

10 Shkurt 2025 | 21:07

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, komentoi pamjet kur bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, mbërriti në Rinas nga Roma, pas njoftimit për masën e arrestit në shtëpi.

Sipas gazetarit Ferhati sapo ajo është njoftuar për masë e dhënë nga GJKKO, ka marrë biletën për tu kthyer menjëherë me avionin më të parë drejt Tiranës.

“Ajola Xoxa rezulton të jetë larguar nga territori shqiptar në kohën kur Gjykata po shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj saj. Pas njoftimit të sotëm për masën e arrestit në shtëpi, ajo u vu në dispozicion të autoriteteve dhe mori avionin e parë nga Italia drejt Tiranës, ku mbërriti në Rinas në orën 20:25. Ajo u prit nga agjentët e BKH dhe punonjësit e policisë. Pas njohjes me masën e sigurisë, ajo u dërgua në Komisariatin e Rinasit dhe më pas u shoqërua me një automjet policie drejt banesës së saj, ku do të qëndrojë nga ky moment, pas këtij vendimi”, tha gazetari.

Gazetari sqaroi dhe akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Ajola Xoxës.

Ai theksoi Ajola Xoxa ka një akuzë më shumë se Veliaj që është ajo e mosdeklarimit të pasurisë dhe për fshehjen e të ardhurave. Sipas SPAK, ajo ka shmangur detyrimin për të deklaruar të ardhurat pranë ILDKPI-së, duke fshehur kështu pasurinë e saj dhe shpenzimet për blerje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026