Ajola Xoxa paraqitet në GJKKO, pritet verifikimi i masës së sigurisë

12 Shkurt 2025 | 08:26

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO këtë të mërkurë ku pritet të verifikohet masa e sigurisë ndaj saj, nëse ndaj sa do të vijojë të jetë arrest në shtëpi.

Në pamje shihet Xoxa teksa shoqërohet nga dy efektivë policie të Tiranës, një prej tyre femër, sipas Procedurës Penale kur një person është në masë arresti shtëpiak dhe hyn brenda godinës teksa mban edhe një çantë shpine.

Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Masat e sigurisë dhe akuzat

  1. Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
  2. Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
  3. Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
  4. Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
  5. Meriman Palushi  Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
  6. Fatmir Bektashi –Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
  7. Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
  8. Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026