Apeli rrëzon kërkesën e Trump për të revokuar statusin e 400 mijë emigrantëve

6 Maj 2025 | 09:29

Gjykata federale e apelit në Boston e SHBA-së hodhi poshtë kërkesën e administratës së Presidentit Donald Trump për të revokuar statusin e përkohshëm ligjor të emigrantëve për 400,000 qytetarë të Kubës, Haitit, Nikaraguasë dhe Venezuelës që jetojnë në SHBA.

Një gjykatë në Boston refuzoi të mbështesë një masë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, e cila synon të shkurtojë periudhën dyvjeçare të statusit të emigrantëve që u është dhënë atyre nga paraardhësi i Trump nga radhët e demokratëve, Joseph Biden, raportoi Reuters.

Ministria e Sigurisë së Brendshme nuk ka komentuar ende mbi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kërkesa e administratës u dërgua si pjesë e politikës më të ashpër të Trump ndaj emigrantëve dhe përpjekjeve për të intensifikuar deportimet, të cilat do të zbatoheshin edhe për të huajt të cilëve më parë u është dhënë e drejta ligjore për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Aktivistët e të drejtave të emigrantëve kanë apeluar vendimet për të pezulluar një sërë programesh nga administrata Biden që u lejonin emigrantëve nga Ukraina, Afganistani, Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të hynin në Amerikë.

Ndërsa pritet rezultati i kësaj ankese, Ministria e Sigurisë së Brendshme njoftoi më 25 mars se do të anulojë statusin ligjor dyvjeçar të emigrantëve për rreth 400,000 persona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026