Aplikacioni kinez ‘gjunjëzon’ SHBA, si gjigantët e teknologjisë humbën 600 mld $

29 Janar 2025 | 15:17

Shpejtësia me të cilën aplikacioni kinez “DeepSeek” tronditi industrinë e teknologjisë, tregjet dhe ndjesinë amerikane të superioritetit në fushën e inteligjencës artificiale ka qenë mahnitëse.

“DeepSeek” ishte aplikacioni falas më i shkarkuar në dyqanin online të “Apple” gjatë fundjavës dhe deri të hënën ai kishte nxitur një shitje masive të aksioneve të kompanive të teknologjisë, të cilat ishin në rënie të lirë nga frika se lidershipi amerikan në këtë sektor ishte vënë në dyshim.

Aksionet e projektuesit të qarqeve të Inteligjencës Artificiale, “Nvidia”, për shembull kishin rënë me 17 për qind nga momenti kur tregjet amerikane u mbyllën ditën e hënë.

Ose, për ta thënë në terma më të thjeshtë, grupi humbi rreth 600 miliardë dollarë në vlerë tregu, duke shënuar sipas agjencisë “Bloomberg” rënien më të madhe në historinë e bursës amerikane.

Ky ndryshim i jashtëzakonshëm historik mund t’i atribuohet gjerësisht një aspekti të thjeshtë, kostos; që nga ngritur shqetësime serioze në Silicon Valley.

Ndërsa prodhuesi i “ChatGPT”, “OpenAI”, ka derdhur shuma kolosale, duke shpenzuar vetëm vitin e kaluar 5 miliardë dollarë, prodhuesit e “DeepSeek” deklaruan se e kishin krijuar modelin e tyre për 5.6 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për një aspekt të rëndësishëm, nisur nga fakti se gjigantët amerikanë të inteligjencës artificiale si “OpenAI”, “Google” dhe “Athropic” janë bazuar pikërisht tek kostoja për të zhvilluar projektet e tyre.

Lajmi për ecurinë e “DeepSeek” vjen pak ditë pasi presidenti Donald Trump takoi krerët e kompanive të teknologjisë. Duke reaguar, ai tha se ngritja e kompanisë kineze përbënte një “zile alarmi” për industrinë amerikane të teknologjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026