Aplikimet për naftë i fermerëve në Maliq, mungesa e sistemit krijon radhë
Mungesa e sistemit për procesin e aplikimeve për naftë në bashkinë e Maliqit ka detyruar fermerët të presin gjatë në sportelet e kësaj bashkie.
Pjesa më e madhe e atyre që presin për të aplikuar janë të moshuar, përfshi dhe gra. Ata shprehen se e kanë të pamundur të aplikojnë vetë në platformën online ndaj pranojnë të qëndrojnë gjatë në radhë për të kryer këtë aplikim.
“Nuk ka sistem. Kam që në orën 9 këtu e nuk ka sistem, nuk nxjerrin asgjë. Të rinohem e një herë që të përdor celularin, kush merr vesh t’i bëjë? Privati do 10 mijë t’i bëjë, ndaj rrimë në radhë, kur të na vijë radha”, thotë një i moshuar.
“Kam 20 dynym tokë, për misër. Varet sipas çmimit të naftës që është sot. Këtu na urdhëruan, për në bashki dhe erdhëm këtu”, shprehet një tjetër.
Një tjetër problem i ngritur nga fermerët potenciale dhe superpotencialë është dhe fakti se ata do të përfitojnë 100% nga skema mbështetëse vetëm për 10 hektarë, ndërsa për sipërfaqet e tjera vetëm 50% të saj, fakt që pranohet dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të ekstensionit bujqësor Korçë.
“Të gjithë ata fermerë të cilët janë potencialë dhe kanë mundësinë e aplikimit individualisht do të marrin 100% mbështetje për 10 hektarë dhe mbi 10 hektarë do të marrin 50% të naftës. Iu bëj thirrje të bëhen grup fermerësh, të jenë mbi 7 fermerë dhe të përfitojnë 100%. Fermerë të cilët që kanë mbi 150 hektarë tokë e kanë mundësinë e aplikimit individualisht, unë iu bëj thirrje të bashkohen”, thotë Vullent Gjolla, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Korçë.
Në bashkinë e Maliqit pritet të aplikojnë me shume se 6000 fermerë, të cilët kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West