Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës, sjell 40% të sasisë në Shqipëri
Shqipëria importon naftë nga një sërë vendesh, nga të cilët Arabia Saudite rezulton partneri me peshën më të madhe të furnizimit.
Nga ky shtet, në muajin maj vendi ynë importoi 40% të totalit, ndjekur nga Egjipti dhe Algjeria me 12 dhe 11% të sasisë.
Tregtia ka ndryshuar në raport me vitet e kaluara, për shkak të zhvillimeve në lindjen e mesme, dhe partnerë si India, Omani e Greqia e Italia kanë reduktuar importet.
Të dhënat e tregtisë për muajin maj, tregojnë se fqinjët tanë, që tradicionalisht kanë qenë ndër furnizuesit e qëndrueshëm, kanë parë një ulje të ndjeshme të peshës së tyre.
Greqia ka rënë nga 14% në 4%, ndërsa Italia nga 5.5% në 1.2%. Ndërkohë, Kroacia dhe Rumania janë shfaqur si furnizues më të rëndësishëm këtë vit, me përkatësisht 5.5% dhe 3.8% të totalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit