Arabia Saudite shpall aleancën ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Arabia Saudite ka njoftuar krijimin e një aleance ndërkombëtare që synon krijimin e një shteti palestinez dhe zbatimin e një zgjidhjeje të konfliktit në Gaza.
“Sot, në emër të kombeve arabe dhe islamike, së bashku me partnerët tanë evropianë, ne shpallim nisjen e Aleancës Ndërkombëtare për Zbatimin e Zgjidhjes me Dy shtete. Ju ftojmë t’i bashkoheni kësaj nisme”, tha ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan në një takim ministror të enjten mbi çështjen palestineze dhe përpjekjet për paqe.
Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi aleancën, por u shpreh për një përpjekje të tillë ndërkombëtare.
Faisal dënoi “krizën katastrofike humanitare” të shkaktuar nga lufta në Gaza dhe shkeljet e rënda të kryera nga forcat okupuese izraelite në Bregun Perëndimor.
Në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në rajon, duke përfshirë sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban, Faisal paralajmëroi për një konflikt të mundshëm më të gjerë:
“Ne jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të rrezikshëm rajonal që prek kombin tonë vëllazëror të Libanit dhe kërcënon të ndezë një luftë rajonale që rrezikon rajonin tonë dhe gjithë bota.”
Faisal kërkoi “ndërprerje të menjëhershme të luftës në vazhdim dhe të gjitha shkeljeve të ligjit ndërkombëtar”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë