“Nuk jam shërbëtor i SHBA”- Deklaratat dhe takimet e Vuçiç në OKB
‘Nuk jam shërbëtor i Rusisë dhe as i SHBA-ve kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ne fjalimin e tij ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë në takimet e veçanta të tij në OKB, Kosova ishte çështja kryesore e bisedave me diplomatet nga Kina dhe Irani.
Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, u shpreh se shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”.
Ai shtoi se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha se shtetet nuk respektojnë rezolutën 1244 dhe “integritetin territorial të Serbisë”.
Ai përsëriti akuzat ndaj Perëndimit se ka shpërfillur Kartën e OKB-së, kur ish-Jugosllavia e atëhershme u bombardua nga NATO-ja, bombardime që çuan në çlirimin e Kosovës.
Autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se është “dorë e zgjatur e Rusisë” dhe Moska po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.
Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.
Gjatë qendrimit në SHBA Vuçiç u takua edhe me presidentin e dhe, siç ka theksuar ai, tema e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë.
Vuçiç ka shkruar në Instagram se e falënderoi Iranin për “qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.
Kosova ishte një nga temat e bisedës së Vuçiqit edhe me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi. Vuçic ka theksuar gjithashtu se Serbia është mirënjohëse ndaj Kinës pasi në maj të këtij viti votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë