Arben Kraja në SHBA, u prezanton arritjet e SPAK amerikanëve
Arben Kraja, drejtuesi i SPAK së bashku me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Veizaj ndodhen në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesë e këtij delegacioni është edhe prokurori Vladimir Mara, i cili po heton disa dosje të nxehta në Prokurorinë e Posaçme.
Vizita në Washington do të zgjasë një jave dhe ata do të takohen me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të drejtësisë.
Ndërsa takime të veçanta do të ketë me zyrtarë të FBI e cila heton çdo krim federal në Amerikë, ku përfshihet dhe korrupsioni si dhe zyrtarë të DEA, agjencisë që heton trafikun e drogës.
Në njoftimin zyrtar SPAK sqaron së qëllimi vizitës është prezantimi i arritjeve të kësaj strukture gjatë këtyre tre viteve.
Gjithashtu, përmes kësaj vizite SPAK synon të forcojë bashkëpunimin me FBI-në dhe DEA-n me synimin rritje ne ndjekjes penale ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Vizita në SHBA e drejtuesit të SPAK dhe atij të BKH vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme gjatë korrikut ka marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë koncesionet në shëndetësi apo për abuzime të dyshuara në tenderë publikë.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK sekuestron 13 milionë euro prona në Lezhë
- Kush është biznesmeni Pashuk Gjinaj që SPAK i sekuestroi pasuritë
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën
- 07:23 Rusia nis sulme vdekjeprurëse në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë ndaj Kievit, 9 të vrarë! Mes tyre edhe fëmijë