Arben Malaj: Nga lekët tona do paguhet Becchetti, do krijohet gropë në buxhet
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha në një intervistë për Euronews Albania se çështja Beccheti do të paguhet nga lekët e qytetarëve.
Sipas tij humbja e gjyqit do të krijojë një gropë në buxhet.
“S’ka burim tjetër, ato merren nga buxheti dhe je i detyruar t’i përfshish në buxhet. Ne në vitin 2004 diskutonim ligjin organik të buxhetit dhe organizata që na jepte konsulencë kërkonte që në nenin 1 të buxhetit të thuhej që detyrimet ndaj të tretëve me vendime ndërkombëtare duhen paguar të parat dhe unë nuk e kam pranuar dhe nuk e kemi futur në ligj sepse i thash të parat që paguhen në një vend janë pagat, sigurimet shoqërore, kohezioni social. Këto do të përfshihen si pjesë e buxhetit, por jo me detyrimin që këto të jenë të parat mbi të gjitha.
U bë një debat disi i vështirë, por përfundimisht fitoi argumenti i palës shqiptare. 110 milionë euro në vend që të shkonin për shkollat, për arsimin, për mbrojtjen sociale, do të shkojnë tani në xhepin e Becchettit, pavarësisht nëse ai do të bëjë apo jo burg, ato para do t’i marrë,” – sqaroi Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë