Arben Ristani: Basha nuk e pengon dot vullnetin e Kuvendit Kombëtar të PD

27 Tetor 2021 | 21:25

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha gjatë emisionit ‘Now’ në Euronews Albania se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka kompetencë të pengojë mbledhjen dhe vullnetin e Kuvendit Kombëtar të PD.

Sipas tij, Kuvendi ka kompetenca për çdo vendim për ecjen përpara të partisë dhe refuzimi i kryetarit për ngritjen e komisionit që duhet të thërrasë kuvendin nuk e pengon atë të mblidhet nëse e kërkon ¼ e anëtarësisë.

“Vërtetë kryetari është legjitim, por edhe Kuvendi është i tillë dhe ai është organi më i lartë vendimmarrës i partisë. Kryetarit do t’i kërkohet të bëjë propozimin për ngritjen e komisionit duke ushtruar detyrën e tij, nëse ai nuk e bën, kjo artificë nuk e pengon ngritjen e komisionit. Vullnetin e Kuvendit s’e pengon një ‘s’dua’ e kryetarit, atij do t’i jepet mundësi të ushtrojë të drejtën; nëse nuk e bën, vazhdon Kuvendi”, tha Ristani.

Debati në PD, tha ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, nuk është mes Bashës dhe Berishës, por shumë më i madh se kaq; mes kryetarit aktual dhe anëtarësisë së PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026