Ardhja e Bashës në krye të PD / Nesturi: I vetmi që mund të përballet me Berishën
Analisti Plator Nesturi, së fundmi i ftuar në Euronews Albania, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj.
Ai theksoi se mënyra se si erdhi Basha në krye të kësaj force politike nuk është demokratike por që sipas tij ai nuk duhet nënvlerësuar.
Më tej ai nënvizoi se Basha është i vetmi që mund të përballet me Sali Berishën.
“Çdo gjë që po ndodh sot në Shqipëri shpesh herë janë të varura me zhvillime të tjera që kanë të bëjnë me aspektin e drejtësisë. Kjo ka të bëjë me kualudime të caktuara që po bëhen në kuadër të këtyre hetimeve të këtij institucioni të ri. Këto janë të gjitha lëvizje politike por që kanë në vetvete sensin e drejtësisë brenda. Ka filluar me Berishën dhe gjithë procesi tjetër duket se do të jetë i ndërvarur dhe nga zhvillimet e tjera të pritshme. Nëse do kemi hetime që deri më tani kanë prekur mazhorancën por mund të kemi dhe individë nga ana e opozitës, atëherë mund të kemi dhe zhvillime tjera.
PD dhe rithemelimi janë dy kazerma të cilat i kanë të paqarta se cilat janë efektivët e tyre. Mënyra se si erdhi Basha nuk është shumë demokratike, por është një element që nuk duhet nënvlerësuar, pasi mendoj se edhe një pjesë e demokratëve, mendojnë se mund të ishte i vetmi që mund të përballet me Berishën. Vetë pozicionimi i tij i mëparshëm ndaj Berishës, ja jep këtë status.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit