Gazetari Arsen Rusta tha se nuk pret ndonjë risi nga emërimi i Ardi Veliut në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP.
Në një intervistë për Euronews Albania Rusta u shpreh se duke u vendosur në krye të strukturës që heton punën e policisë, Veliu do të njihet për herë të parë edhe me ata që e kanë hetuar apo spiunuar gjatë kohës që drejtonte policinë e shteti, kur shpesh ishte bërë objekt i hetimit të SHÇBA-së së dikurshme.
“AMP është një institucion që varet nga ministri. Kam dyshimet e mia nëse do të sjell risi, por në komisionet ku diskutohej për AMP, Veliu ka shprehur kundërshti. Më shumë se sa vajtja e Veliut atje ishte mënyra për të bërë gati drejtuesin e ri, që këtë herë pritet të jetë po ai që ka drejtuar AMP, Muhamet Rrumbullaku”, tha Rusta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ardi Veliu emërohet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
- ‘Rama i kërkoi dorëheqjen’, Rusta: Nano u shkarkua se shkeli interesat e politikës