Ardit Bido: Debati për 29 Nëntorin i mbyllur, të mos biem në grackat e politikës

29 Nëntor 2021 | 21:39

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se debati lidhur me datën 29 si dita e Çlirimit është tashmë një debat i mbyllur pasi forcat politike e kanë pranuar se data e Çlirimit është 29 Nëntor.

Sipas tij, debati politik që bëhet për këtë datë është përçarës dhe i kotë, duke qenë se mbështetet në një argument pa sens siç është ai i gjermanit të fundit.

Z. Bido u shpreh se përzgjedhja e datës si simbolikë është gjithmonë një vendimmarrje politike, si edhe në rastin e 29 Nëntorit dhe kjo është e njëjtë kudo në botë. Ai përmendi vende të ndryshme që si datë të Çlirimit kanë zgjedhur datën e çlirimit të kryeqytetit apo e kanë lidhur atë me figura të njohura historike.

“Çfarë përzgjidhet për datë nuk duhet të biem në grackë që kjo datë që është politike si kudo ne të fillojmë të debatojmë kur ka ikur gjermani i fundit. Nuk duhet të biem pre e historisë kur iku gjermani i fundit për ditën simbolike që për mua është debat i mbyllur. Vendosja e datës si simbolikë është tërësisht politike në të gjithë botën. Politika tek ne e kthen në një debat të ngushtë”, tha z. Bido.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026