Arian Çani: Çfarë do ndodhte nëse do arrestohej Berisha

23 Tetor 2023 | 22:24

Gazetari Arian Çani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” tha se nëse do të arrestohet ish-kryeministri Sali Berisha, do të futemi në një epokë të re politike.

Ai shtoi se ngjarjet e fundit po tregojnë se politika po cedon dhe po i lë vend republikës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ne duhet ta themi që është lajm që po futemi në një epokë të re politike. Ende nuk kemi hyrë, mund ta thoshim që jemi futur nëse do arrestohej doktori. Ne sot mund të thoshim me plotë gojën që po, ka ndodhur kjo gjë, jemi në një epokë të re politike.

Kjo nuk ka ndodhur. Ajo që unë vë re deri më sot, është se po konfirmohet teza që Shqipëria si shumë vende të botës, përfshirë edhe vende si Europa, politikë po cedon dhe po i lë vend republikës së gjyqtarëve dhe prokurorëve”,-tha Arian Çani.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026