Arian Çani: Deklaratat e Metës, roli i Bardhit dhe skenari për 2025-ën

18 Prill 2024 | 23:01

Gazetari Arian Çani ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj SPAK.

Çani theksoi se një arsye tjetër që Meta tashmë ka shpërthyer është dhe mekanizmi që po përdor opozita.

Sipas tij, Gazment Bardhi tani është një nga njerëzit kryesor në opozitë dhe se ky i fundit nuk do të futet në zgjedhjet e 2025 si një trup i vetëm me Sali Berishën.

“Meta kishte një vit që ishte zhdukur nga hapësira publike. Më pas doli dhe tha jam filan vend. Strategjia e zhdukjes së tij ishte interesante. Mendoj se një nga arsyet e tjera të këtij shpërthimi është dhe mekanizmi  që po ndodh ën opzoitë. Opozitën tani e drejton Gaz Bardhi pavarësisht se Berisha vazhdon të jetë lideri i saj zyrtar. Ardhja e Gaz Bardhit krijon një pol në vetvete. Bardhi është njeriu kryesor i opozitës  që komunikon me ndërkombëtarët. Meta nga i dyti u bë i treti në opozitë. Bardhi duam apo sduam ne nuk do hyjë  në zgjedhjet e 2025 si një trup me Berishën, do hyjë si një fraksion i Berishës.. Meta e di shumë mirë a do ketë vend për të?”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026