Arian Çani: Shqipëria përfshihet në luftë, pilotët ukrainas do stërviten në Kuçovë

12 Shkurt 2024 | 22:39

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se pritet që pilotë ukrainas të vijnë e të stërviten në bazën në Kuçovë.

Ai tha se një gjë e tillë do e përfshinte drejtpërdrejtë Shqipërinë në luftën që po zhvillon Ukrainë me Rusinë.

“Në mars do të inaugurohet baza Kuçovës. Thonë që duke qenë se në këto momente Ukraina është në ngërç, ndërsa Rusia po përparon atje, ky është një lajm që nuk duhet parë me gëzim,  pritet që pilotë të Ukrainës që në këto momente po stërviten në baza të NATO-s në Greqi, të vijnë e të stërviten këtu.

Bëhet fjalë për pilotë të F-16, ku Ukraina po merr në këto momente ca nga Holanda, ca nga Franca e nga vende të tjera, pritet të mblidhen diku te 100 avionë F-15.

Pilotët ukrainas pritet të stërviten në Kuçovë, nuk e di sa lajm i mirë apo i keq është ky, por kjo në një farë mënyrë e përfshinë Shqipërinë drejtpërdrejtë në luftë”,-tha Arian Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026