Arkeologët zbulojnë ‘vampirin’ me drapër në qafë për të ndaluar ‘kthimin’ nga vdekja
Mbetjet skeletore të një “vampiri” femër u gjetën në një varrezë polake të shekullit të 17-të, me një drapër në qafë për të parandaluar rikthimin nga vdekja.
Profesor Dariusz Poliński nga Universiteti Nicholas Copernicus drejtoi gërmimin arkeologjik që çoi në zbulimin e mbetjeve, të cilat u gjetën të veshur me një kapak mëndafshi dhe me një dhëmb të dalë përpara, raportoi të premten Daily Mail.
“Drapri nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në atë mënyrë që nëse i ndjeri do të ishte përpjekur të ngrihej, koka do të ishte prerë ose lënduar”, tha Poliński për Daily Mail.
Në shekullin e 11-të, qytetarët e Evropës Lindore raportuan se kishin frikë nga vampirët dhe filluan t’i trajtonin të vdekurit e tyre me rituale kundër vampirëve, sipas revistës Smithsonian, duke besuar se “disa njerëz që vdisnin do të dilnin nga varri si përbindësha që thithin gjak duke terrorizuar të gjallët”.
Nga shekulli i 17-të, praktika të tilla varrimi “u bënë të zakonshme në të gjithë Poloninë në përgjigje të një përhapjes së vampirëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës