“Arlindi mund të jetë nesër këtu”, flet Qori: Veliaj të bëhet dëshmitar i drejtësisë
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka folur mbrëmjen e kësaj të shtune në “Euronews Albania”, në emisionin “Review” për moderatoren Greta Topjana. Qori ka folur në emision lidhur fjalën e Veliajt në Kushtetuese ku shprehej se sipas tij “nesër në vendin e tij mund të jetë dhe Ogerta me Arlindin”, të cilët janë kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Qori u shpreh se Veliaj nëse do t’iu bëjë një të mirë qytetarëve, duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë bashkëpunëtorët e tij.
“Sigurisht që jo. Ajo që me duket shqetësuese është që Veliaj do te vendosë ekuivalencën politike dhe morale midis vetes së tij dhe meje. Do të tregojë që jemi te gjithë në të njëjtin plan dhe se të gjithës jemi hajdute potencialë që vetëm mundësia na ka lënë pa vjedhur.
Ai e ka vendin ne burg, e ka pas vendin në burg edhe më herët për lejet shkatërrimtare qe janë dhëne në Tiranë, për tjetërsimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit, për inceneratorin e Tiranës e shumë gjera të tëra.
Nuk po vuan padrejtësi por shkarkimi i tij ishte i drejtë. Nuk më duket argument i qëndrueshëm ai sipas të cilit se në qoftë se nuk ka një vendim të formës së prerë ti nuk mund të shkarkohesh nga postet e zgjedhura.
Po të jetë ashtu i bie një pushtetar praktikisht të mos dënohet sa është në pushtet. U mundëson që të tjetërsojnë provat dhe të kenë privilegje të pameritura edhe në kuadrin procesit gjyqësor. Vendi i zotit Veliaj është në burg.
Uroj qe Veliaj të kthehet ne bashkëpunëtor të drejtësisë, tregojë që kanë qenë bashkëfajtorët më të, oligarkët ekonomikë dhe të gjithë qe mund ti ketë në të njëjtin nivel pushteti si vetja. Veliaj me aq mundësi sa i kanë mbetur do të bëjë propagandën e tij mediatike dhe daljen e tij e ka përdoru për këtë arsye”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës