“Armando Broja drejt rikuperimit, çfarë thotë trajneri i Everton, David Moyes
Rrugëtimi i Kombëtares së Shqipërisë drejt ëndrrës për të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës po bëhet gjithnjë e më i afërt, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga dita e ndeshjes hapëse të eliminatoreve kundër Anglisë.
Trajneri Sylvinho po studion lojtarët që do të përfshijë në listën përfundimtare dhe një nga dilemat më të mëdha mbetet Armando Broja.
Sulmuesi i Everton, i cili ka qenë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duket se është drejt rikuperimit të plotë, por mundësia që ai të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Anglisë është e paqartë.
Trajneri i Everton, David Moyes, ka konfirmuar se Broja ende nuk është gati për t’u përfshirë në ndeshje dhe do të presin deri në fund të muajit mars për të vlerësuar gjendjen e tij.
Moyes theksoi se lojtari po bën përpjekje për të rifituar formën fizike dhe ka filluar stërvitjet, por nuk është ende në gjendje për të realizuar seanca të plota me grupin.
Sipas tij, Broja mund të jetë në dispozicion pas ndeshjeve të kombëtareve, por për momentin, është e mundur që ai të humbasë ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës.
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Evertonit me Wolves, Moyes sqaroi:
“Broja po stërvitet, por ende nuk është gati për të stërvitur plotësisht me grupin. Shpresojmë që ai të jetë në gjendje për t’u rikthyer pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, por ka edhe mundësi që ai të jetë i gatshëm javën e ardhshme”, tha Moyes.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka luajtur që nga data 9 janar, kur u dëmtua gjatë sfidës ndaj Peterborough në FA Cup, dhe ende mbetet për t’u parë nëse do të mund të luajë për Shqipërinë gjatë këtyre eliminatoreve të rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit