“Armatim për 200 persona”- Sveçla: Plani serb shkonte në Ibër, do shpallnin autonomi

26 Shtator 2023 | 13:18

Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, zbuloi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, të gjithë planin e hartuar nga serbët për të nisur një konflikt të përmasave të mëdha në Kosovë.

Sveçla tha se plani i terroristëve serbë të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe nën dirigjimin e Vuçiç, ishte destabilizimi i Veriut të Kosovës. Sipas tij armatimi i gjetur, ishte armatim i një ushtrie të mirëfilltë për 200 persona të rekrutuar.

Terroristët sipas ministrit do të zbrisnin më në jug në viijën e lumit Ibër dhe do të pamundësonin futjen e policisë së Kosovës në të gjithë Veriun. Më pas ata do të shpallnin autonominë, në një skenar të ngjashëm me planin e Putin për Donbasin në vitin 2014.

“Flitet për 200 persona potencialisht të rekrutuar të cilët do të ishin pjesë e këtij skenari. Plani ka qenë që ata të zbresin më në jug deri në vijën e lumit Ibër dhe përmes sulmeve të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm të Kosovës shtoi se aksioni po vijon dhe policia e Kosovës ka gjetur kamionë dhe buldozer të tjerë me armatime.

“Kjo është një logjistikë që e ka një ushtri e mirëfilltë. Numrat e armatimeve po shtohen. Kemi zbuluar dhe një autoblind tjetër. Ka kamionë dhe buldozerë të cilët kanë mbartur municione. Ka raketa hedhës më shumë, mina anti-tank më shumë, mina anti-personel më shumë. Kjo listë e gjatë po përditësohet. Ky mitroloz me nitroglicerinë as policia nuk e ka në zotërim, kjo është ushtarake dhe vjen drjtpërdrejtë nga depot e Serbisë”, tha Sveçla.

Sipas tij terreni i vështirë dhe hapja e rrugëve të reja në kufi, ka bërë që grupi duke u kamufluar me makinat e KFOR, të sjellë armatimin në Kosovë.

“Ai terren është i vështirë dhe në vazhdimësi kemi zbuluar rrugë të reja. Më herë kemi zbuluar 16 rrugë të reja. Ne i kemi bllokuar. Vija e gjatë kufitare dhe këto rrugë ilegale kanë mundësuar që ata të futen me këto makina.

Duke qenë se jemi dëshmitarë se ka prezencë të KFOR-it, shumë lehtë këta mund të kryenin aksione në veri duke u kamufluar si personel i KFOR. Makina e Radoiçiç ka qenë e blinduar. Kanë vendosur logot e KFOR për të qarkulluar lirshëm. Ju mund të shihni dronë dhe mjete për mjekim, këta janë përgatitur për konflikt të përmasave të mëdha. Municionet janë me qindar mijëra dhe nuk kemi mundur ende t’i numërojmë”, tha Sveçla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026