Armëpushim në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia nënshkruajnë një marrëveshje

10 Nëntor 2020 | 06:13

Protestuesit armenë sulmuan selinë qeveritare në Jerevan, plaçkitën zyra e thyen dritare. Turma e zemëruar u mblodh jashtë godinës qeveritare, pasi kryeministri i vendit Nikol Pashinyan bëri me dije se ishte arritur një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe Rusinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri armen u shpreh se ai ka nënshkruar një “marrëveshje të dhimbshme” për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak pas më shumë se një muaj gjakderdhje.

Që prej rinisjes së luftimeve në muajin shtator, disa marrëveshje armëpushimin kanë dështuar.  

Armenët kanë humbur shumë territore e madje gjatë fundjavës forcat azere morën edhe qytetin e dytë më të madh të rajonin, Shusha, njohur si Shushi nga armenët.

“Sot në 9 nëntor, presidenti i Azerbajxhanit Aliyev, kryeministri Armenisë Pashinyan dhe presidenti Rusisë nënshkruan një deklaratë për armëpushim të plotë për të  gjitha aktivitetet ushtarake në zonën e konfliktit Nagorno Karabak , armëpushim që hyn në fuqi  në mesnatën e 10 nëntorit”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.

Sipas marrëveshjes së re, Azerbajxhani do të mbajë  zonat e Karabakut që ajo ka marrë gjatë konfliktit. Armenia gjithashtu ka rënë dakord që në javët në vijim  të tërhiqet nga disa zona të tjera në afërsi. Shefi i Kremlinit  tha se paqeruajtësit rusë do të vendosen në vijën e frontit të patrullimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026