“Armët bërthamore në Bjellorusi!”- Eksperti: Përdorimi i tyre, kërcënim për Evropën

27 Mars 2023 | 12:05

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj tha se armët bërthamore nuk do të përdoren as nga Rusia e as nga perëndimi, pasi nëse do të përdoreshin pasojat do të ishin shumë të mëdha jo vetëm për Ukraninën por për të gjithë Evropën.

I ftuar në Euronews Albania eksperti shpjegoi pasojat që mund të ketë përdorimi i prellave me uranium në rast se ato do të përdoreshin, sipas tij ato do e bënin Ukrainën të pabanueshme për 8 deri në 10. Sipas ekspertit, për momentin këto armë po përdoren nga të dyja anët si formë e presionit politik.

“Edhe perëndimi edhe Rusia po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, të marrët i kemi lënë të vendosin mbi fati e botës kemi papërgjegjshmëri jo vetëm nga Rusia or kemi papërgjegjshmëri edhe nga Bashkimi Europian. Para dy javësh ministria e mbrojtjes angleze deklaroi e do të dërgojë në Ukrainë prella me mbushje uraniumi.

Në rast se këto prella me mbushje uraniumi do të përdoren e  para tregojnë se Ukraina po pranon disfatizmin në luftë, se ne rast se përdor këto prella në territorin që ti i përdor, ai territor nuk mund të përdoret më, është i pabanueshëm pasi pëson dëmtime radioaktive që mund të qëndrojnë nga 8 deri në 10 vjet, duke e dëmtuar të gjithë popullatën.

Ky është problemi më i madh. Edhe Rusia ka të tilla prella, në rast se të dyja palët do i përdorin, Ukraina do kthehet në një vend të pabanueshëm për askënd dhe do ishte një kërcënim jo vetëm për rajonin, por një Ukrainë e tillë radioaktive do të ishte një kërcënim për të gjithë botën e kryesisht për Evropën. Pasi Ukraina ka një kulturë shumë të madhe bujqësore, ajo sot është hambari i Evropës, nesër nuk do të jetë më”,-tha Dritan Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026