Ekspertja: Turistin nga Kosova duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde çmimesh

27 Mars 2023 | 10:20

Ekspertja e turizmit Flora Xhamani Baba tha se duhet të jemi më të vëmendshëm me turistët që vijnë nga Kosova dhe duhet t’i konsiderojmë ata si një fluks më të rëndësishëm turistësh, pasi ata vijnë gjatë gjithë vitit.

E ftuar në Euronews Albania ajo tha se nuk duhet të vazhdojmë më me vendosjen e standardeve të ndryshme për turistët dhe se turistët e Kosovës duhet të paguajnë të njëjta çmime që paguajmë dhe ne në bregdet.

“Ne nuk duhet ta marrim për të mirëqenë turistin nga Kosova. Edhe atij duhet t’i bëjmë hyzmet. Duhet ta trajtojmë mirë, jo me dy standarde, jo çmime shqiptare, çmime kosovare, por një çmim unik nga të gjitha strukturat. Të gjitha strukturat pritëse të bregdetit shqiptar duhet të kuptojnë se vërtet kemi sezon të ulët, sezon të mesëm dhe sezon të lartë.

Turistët nga Kosova duhet të trajtohen si çdo turistë tjetër që vjen nga Tirana nga Gjermania, nga Amerika nga kudo qoftë, sepse edhe ata janë një fluks të cilin jo vetëm që nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet ti gëzohemi sepse e kemi gjatë gjithë vitit. Nuk kemi turistë të tjerë në dimër veç turistëve nga Shqipëria, kemi dhe Kosovën e cila na vjen gjithë vitin. Duhet ta konsiderojmë si një fluks më të rëndësishëm se flukset e tjera që janë 100 mijë, 200 mijë, 300 mijë”,-tha ekspertja Flora Xhamani Baba.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026