Arrestimi i Duros, distancohet Manastirliu: Përgjegjësia individuale, të hetohet
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin për korrupsion të sekretares së përgjithshme të këtij institucioni, Joana Duro.
Në fjalën e saj në Kuvend, teksa i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ajo theksoi se përgjegjësia për veprimet është individuale, teksa nënvizoi se rasti në fjalë duhet të hetohet deri në fund.
“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë, nga e cila si institucion distancohemi plotësisht. Cilido që shkelë këto parime duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji. Ky është qëndrimi im dhe bindja ime. Është pa dyshim një ngjarje e rëndë. Organet të bëjnë punën e tyre, rasti të hetohet deri në fund. Në rast se del ashtu si dyshimet janë, të përballet me pasojat e ligjit. Përgjegjësia është individuale. Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë e punonjësve të këtij institucioni. Para ligjit të gjithë të jenë të barabartë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta