“Sa para paguhesh zoti Bardhi?”, Balluku akuzon kreun e grupit parlamentar të PD
Zv/kryeministrja, njëherash ministre e Infrastrukturës dhe energjeritkës, Belinda Balluku i tha kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi se ai është votuar si deputetet nga populli por u shërben interesave individuale të kompanive private, pasi sipas saj ajo paguhet prej tyre.
Sipas saj ai ka çuar në gjykatë çështje dhe ka ngritur akuza për çshtje që sipas saj bien ndesh me interesat publike.
“Do ju duhet ca vite që ta kuptoni se jeni rritur me idenë se drejtësia është në dorën e autokratit, babait tuaj spiritual, por jo, në rastin tonë nuk është. Drejtësia për shkak të reformës që ka bërë Partia Socialiste dhe jo ju, është një pushtet i pavarur që merr vendimet e saj. Kam një pyetje zoti Bardhi, ti çështjet i ke çuar në SPAK dhe do vendosin ato.
Kam një pyetje ti që vihesh në dispozicion pasi je zgjedhur me votat e popullit që t’i shërbesh interesave individuale të kompanive duke çuar në Gjykatë Kushtetuese çështje që bien ndesh me interesin e publikut, sa para paguhesh zoti Bardhi?”-tha Belinda Balluku duke ju kundërpërgjigjur deklaratave të bëra më herët nga Gazment Bardhi.
“E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja, ju e ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer rastet në kabintetet tuaja. Zonja ministre si ka mundësi që heshtët për rastin e korrupsionit të zëvendëses tuaj. Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen e të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. E humbët këtë shans”, -tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh