Arrestimi i sekretares së MSH, Bardhi: Manastirliu të japë dorëheqjen
Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të japë dorëheqjen pas arrestimit për korrupsion të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro.
Në fjalën e tij në Kuvend ai nënvizoi se korrupsioni është problem kyç në vendin tonë dhe kjo duhet të ndryshojë.
“Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit, ka shkuar 40%. Kryeministri njihej si MR.10%. Sot kemi një kryeministër me një etje të pakufijshme për pushtet. Duan të besojnë se është një rast i izoluar. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Aty ku ka vullnet, presioni ushtrohet me të vërtetë. Merrni rastin e Moldavisë, atje po ushtrohet luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Shqipëria në fakt është vite dritë ndaj Moldavisë. Edi Rama nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionit. Cili nga ju sot do të dalë që tarifa e korrupsionit nuk është 40%? Na mjafton ne ky rast i SPAK, ndaj në vend që ta sulmojmë duhet ta inkurajojmë.
S’ka asnjë shpresë që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë. Korrupsioni është problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbizotëron? Mos harroni nga 10% kur e mori për herë të parë pushtetin, e çoi në 40%. Korrupsioni na ndalon që të begatohemi. E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja, ju e ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer rastet në kabintetet tuaja. Zonja ministre si ka mundësi që heshtët për rastin e korrupsionit të zëvendëses tuaj. Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen e të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. E humbët këtë shans”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut