Çfarë po ndodh në komunat e veriut? Gazetari Gjoci: Ndërtesa janë të boshatisura…

5 Qershor 2023 | 10:53

Gazetari Kosovë Gjoci, në një lidhje direkte për Euronews Albania, tregoi se si është situata në katër komunat në veri të Kosovës. Ai tha se ndërtesat komunale janë të braktisura pasi të gjithë punonjësit e administratës kanë dhënë dorëheqjet në mënyrë kolektive.

Gjithashtu ai shtoi se me largimin e zyrtarëve serbë dhe punonjësve të administratës në këto zyra nuk ka asnjë administrim zyrtar.

“Në këto objekte nuk është askush, është policia e Kosovës që po qëndron në këto ndërtesa duke qenë se shpesh herë paraqitja e tyre nëpër rrugë, krijon një reagim  të menjëhershëm. Pak a shumë kështu është situata në Zveçan, e dimë që në Leposaviç ka qenë  kryetari  i komunës që ka ndejtur për ditë të tëra brenda dhe nuk dihet nëse doli apo jo.

Realisht punonjësit e administratës që i kemi parë të premten duke nënshkruar, kanë qenë punonjës të administratës dhe fakti që ata dhanë dorëheqjen në mënyrë kolektive duke përfshirë edhe administratën, atëherë i bie që aty nuk ka punonjës.

Me dorëheqjen e zyrtarëve serbë atje, kryetarëve, gjyqtarëve dhe policëve, realisht në veri nuk ka as një administrim legal shtetëror. Këtu është problemi, por normalisht këta e shfrytëzojnë edhe për një formë “show””,-tha Kosovë Gjoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026