English

Arrestimi i Goros, Manjani: Çështje e stisur për të vendosur raportin e balancës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juristi Ylli Manjani është shprehur se arrestimi i ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, është një çështje e stisur nga qeveria, për të krijuar një raport balance, meqënëse sipas tij, edhe Fredi Beleri u arrestua pa prova.

- Advertisement -

Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nëse çështa do të ishte reale, duhet të ishin në burg fillimisht ata që kanë bërë letrën njëherë, pastaj Jorgo Goro që ka firmosur.

Ai tha gjithashtu se kjo mund të jetë një lojë e kryeministrit Edi Rama për të qetësuar tensionet me Athinën, të cilat janë acaruar pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

“Me ç’kemi perceptuar nga njoftimet publike, Jorgo Goro është nën arrest, për shkak se ka firmosur disa letra. Në kuptimin që ka firmosur gjendet nën hetim dhe nën arrest me burg. Mbani mend Ramën që doli në komisionin hetimor të Inceneratorëve? Tha unë firmos fap, fap, fap. Pra fap, fap, fap ka bërë edhe ky tjetri.

Rama shpjegoi veten e vetë pse nuk është në burg, me argumentin që unë firmos me sy mbyllur çfarë më sjellin. Edhe Jorgo Goro vetëm ka firmosur, vetë është në burg, vartësit e tij janë të lirë. Siç u gjykua dhe ndëshkua me sajesa Fredi Beleri, për balancë politike, do bëhet edhe më këtë tjetrin. Ky teatër politik është.

Po të kishte brum çështja, duhet të ishin në burg ata që kanë bërë letrën njëherë, pastaj ky që ka firmosur. Ata janë ‘detyrim paraqitje’, ky është në burg. Kjo më le të kuptojë se çështja është stisur për të vendosur raportin e balancës, pra siç ja bëmë atij grekut, ja bëjmë edhe këtij grekut tonë, me shpresë që të qetësohen gjërat me Athinën, a ku e di unë”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×