Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, kush janë dy biznesmenët që përfunduan në pranga
Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, u arrestua me urdhër të SPAK . Euronews Albania mëson se arrestimi i tij u krye mbrëmjen e 13 marsit 2024, pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Berberi ka qenë deri dje në krye të detyrës ndërsa po në mbrëmje u njoftua dorëheqja e tij.
Pas arrestimit të Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së, mësohet se janë vënë në pranga edhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Këta të fundit janë administratrorë të kompanisë “B-VAAL”, “ENG-10”, tani “DAAM”.
Berberi ka qenë administrator te kjo kompani para se të merrte detyrën, ku ka dhënë dorëheqjen në 1 shkurt të 2019.
Në 2021 administratori i kësaj kompanie u emërua Ervis Lami, i cili e mban këtë post dhe aktualisht.
Ndërkohë 100% të aksioneve i ka Valter Begaj, ndërsa Evis Berberi nuk figuron të ketë aksione në këtë kompani.
LEXONI GJITHASHTU:
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar