Arrestimi i lehonës në Shkodër bashkon deputetet e PS dhe PD në Kuvend: E paligjshme

16 Mars 2023 | 11:04

Arrestimi i 25-vjeçares në Shkodër 8 ditë pas kishte lindur fëmijë e saj ka sjellë debat në seancën e kuvendit të enjten.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e cilësoi ngjarjes shumë të rëndë dhe në shkelje të hapur të kodit penal.

“Kërkoj të jemi të gjithë bashkë të shtojmë në rendin e ditës një kohë për një debat lidhur me një ngjarje të rëndë për burgosjen e një nënë dhe ndarje në mënyrë të dhunshme nga foshnja 7 ditëshe. Është ngjarje e rëndë, si mund të thyhet kaq rëndë kodi penal që nuk lejon burgosjen një nënë që ka një fëmijë nën 1 vjeç. Këtu para disa ditësh u festua 8 marsi ku nuk ngeli qeveritar duke bërë statuse ndoshta edhe me fotot të rreme për like, por sot nuk ka asnjë reagim. Seanca sot duhet të fillonte me një reagim. Sot krimi është rrugëve, ndërsa arrestimi i saj është në shkelje të plotë të kodit penal”, tha Çupi.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka e cila u shpreh se ky është një shqetësim që nuk mund të lihet pa u diskutuar por pa e politizuar.

“Bashkohemi me shqetësimin që një nënë lehonë është e burgosur duhet të bëjmë gjithçka na takon si kuvend. Dua t’i bëj thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë shqyrtimin e çështjes në fjalë dhe të kenë kujdes në çështje të tilla”,  tha Bushka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026