Nëna e burgosur telefonon live në Euronews: Nuk isha në dijeni për gjobën
25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.
Ajo është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë.
Në një lidhje telefonike nga burgu në “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Bahçja tregoi se nuk kishte dijeni për gjobën. Ajo tha se është e rënduar për shkak të ndarjes nga foshnja, ndërsa pohoi se nga ana shëndetësore është mirë.
“Nuk e di, unë pres të lirohem që sot, po tani se di. Nuk kam qenë në dijeni fare për asnjë lloj gjëje, as për gjobë, as për burgim, për asgjë. Fillimisht më morën për një deklaratë, më pas më komunikuan dënimin me burg,” – u shpreh 25-vjeçarja.
Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë