Arrestimi i ligjvënësve, Kuvendi i Kosovës ka për momentin 118 deputetë, por shpërndan 120 paga
Hapësirat ligjore bëjnë që dy deputetët, Rexhep Selimi e Etem Arifi, t’i marrin pagat nga Kuvendi i Kosovës, edhe pse janë në burg në vende e për raste të ndryshme. Monitorues të punës së Kuvendit si Instituti Demokratik i Kosovës, këtë parsdoks e shpjegojnë me mungesën e legjislacionit.
“Nuk ka një dispozitë ligjore që e përcakton rastet sikur këta të dytë që mund t’iu ndalohet paga e deputetit sepse ligjërisht ata vazhdojnë të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Agnesë Haxhiu nga KDI.
Për shkak të mosdorëheqjes, deputeti Arifi, pagën e plotë, edhe pse në burg, mund ta marrë deri me 23 dhjetor, kurse Selimi deri në prill të vitit që vjen.
“Ajo çfarë duhet të bëhet është të ndryshohet e plotësohet Kushtetuta tek neni 70, mandati i deputetit, gjegjësisht pikat 5 dhe 6 të cilat duhet të plotësohen ose ndryshohen, varësisht. Edhe të parashihen këto raste sikurse rasti që po ndodhë tani me z. Arifi e z. Selimi”, u shpreh Haxhiu më tej.
Për këtë situatë u diskutua edhe në seancën e hapur të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me rastin e deputetit Arifi, kur kryetarja e Kushtetueses, e pyeti direkt Artan Muratin, këshilltarin ligjor të kryeparlamentares Vjosa Osmsni.
“Çka nëse nuk vjen dikush ta kontestojë një mandat të një deputeti të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjykatën Kushtetuese? Kuvendi si institucion që përbëhet nga deputetët, çfarë ka ndërmarrë edhe çfarë duhet të ndërmarrë?”, deklaroi Arta Rama Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese
Nga ana e tij, Murati u arsyetua me mungesë rregulloresh, por pa dhënë përgjigje direkte në pyetjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
“Lidhur me këtë mënyrë të humbjes së mandatit, me dënim për vepër penale më shumë se një vit, nuk ekziston një procedurë e qartë as në rregulloret e punës së Kuvendit e qoftë me Kushtetutë apo ligje të tjera”, tha më tej Artan Murati, këshilltar ligjor i kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Pagat që marrin deputetët e Kuvendit vlerësohen të larta për standardin kosovar.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin rreth 1.500 euro pagë mujore, pa llogaritur edhe pjesëmarrjen e tyre në komisione të ndryshme si dhe prezencën e tyre në seancat parlamentare. Prandaj paga mujore e tyre në total sillet rreth 2 mijë euro”, raportoi gazetari i Euronews Albania, Jeton Musliu.
I arrestuar nga Specialja është edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili ishte edhe deputet. Por, i ai dha dorëheqje duke u zëvendësua nga i radhës në listë, që ishte Fadil Nura. Pas ndërprerjes së mandatit për mungesë gjashtë mujore të paraqitjes në seancë, atëherë deputetin Arifi do ta zëvendësojë Qazim Rrahmani e Rexhep Selimi do të zëvendësohet nga Taulant Kryeziu.
Lexoni gjithashtu:
“Arifi” 5 orë në Kushtetuese, dëgjohen të gjitha palët, pritet vendimi nga gjykata
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk