Arrestimi i serbëve në Kosovë, reagon Vuçiç

7 Prill 2025 | 08:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar të dielën duke i cilësuar si “terror”, arrestimet e disa oficerëve serbë në Kosovë, që paraqiteshin si “pelegrinë”, siç kanë thënë institucionet e Kosovës.

Në një reagim për media, Vuçiç ka thënë se personat e arrestuar po shkonin në manastire në rrethinën e Prizrenit.

Në Kosovë janë arrestuar 16 persona nga Serbia qendrore, të cilët po shkonin për të vizituar seminarin dhe manastiret tona në afërsi të Prizrenit”, ka thënë Vuçiç, ka raportuar Kossev.

“Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë. Dhe pastaj ata gjetën një thikë dhe një sëpatë të thyer që përdoret për Zoti e di se çfarë. Është fare e qartë se ajo nuk përdoret për asgjë tjetër përveç disa nevojave private”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, ka “terror të vazhdueshëm”, ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa shton se “bota po hesht”.

“Kjo ju tregon se çfarë lloj terrori kundër serbëve do të vazhdojë, sepse është e rëndësishme që të jetë vetëm kundër serbëve dhe kuptohet, të gjithë nga bota do të heshtin dhe nuk do të thonë asnjë fjalë”, tha Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026