Arrestimi i Veliajt, Ndreca: Dy prokurorë kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhje

13 Shkurt 2025 | 21:50

Duke folur në “NOW me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, tha se një ose dy prokurorë të SPAK kanë tentuar, sipas tij, të ndërhyjnë direkt në zgjedhje.

“Kështu që ndërhyrja me një akt juridik ka të drejtën e saj, mazhoranca mund të ketë dyshimet e saj. Ne nuk po themi që institucioni ka ndërhyrë, por po themi që një prokuror ose dy prokurorë mendojmë se kanë tentuar të ndërhyjnë drejtpërdrejt në zgjedhje”, deklaroi Ndreca.

Ai theksoi se me arrestimin e Erion Veliajt, qytetarët e Tiranës humbën të drejtën për të pasur kryetarin që ata kishin zgjedhur për t’i drejtuar.

“Ne po flasim për standarde që janë të rëndësishme, por ka një moment që lidhet me interesa politike dhe fakti që ne jemi në fushatë elektorale, e cila ka nisur që prej muajsh, me organizime takimesh në vend dhe me diasporën”, u shpreh Ndreca.

Ai shtoi se drejtues politik i Tiranës ishte Veliaj, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliu, dhe se ai ishte në krye të detyrës si kryetar i bashkisë ndërsa sipas tij qytetarët e Tiranës humbën të drejtën për të pasur kryetarin e tyre në detyrë.

“A i ka analizuar gjyqtari dëmet që sjell mungesa e kryetarit në detyrë?”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026