Arrestohen 2 punonjës policie, hetohen 3 të tjerë për zjarrin në komisariat

27 Mars 2022 | 09:33

Dy punonjës policie të komisariatit të Kamzës janë arrestuar, ndërsa për tre të tjera kanë nisur hetimi në gjendje të lirë pas zjarrit të një natë më parë ku humbi jetën një i ndaluar.

Të arrestuar për shpërdorim detyre janë punonjësit e policisë Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja (i lënduar nga zjarri në komisariat). Për të njëjtën akuzë nisi hetimi në gjendje të lirë për punonjësit e policisë Lutfi Muça, Mark Marashi, Ylli Çallaku.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se nga hetimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia e të punonjësve të policisë të këtij komisariati.

“Nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të ndaluar dhe arrestuar, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar A.M. dhe D.I., të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente”, sqarohet nga Agjencia.

Zjarri i rënë një natë më parë në ambientet e komisariatit nr. 5 në Kamzë i mori jetën 26-vjeçarit Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje. Një i ndaluar tjetër dhe një punonjës policie u lënduan për shkak të flakëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026