Arrestohen dy të rinj në Vlorë, policia u gjen armë zjarri, fishekë dhe drogë

5 Mars 2026 | 12:58

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vlorë pasi u kapën me armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar lënde narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ndaluan për kontroll një automjet tip “Benz” në rrethrrotullimin e bypass-it, në fshatin Babicë e Madhe.

Automjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale Florjan Hoxhaj 25 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Divjen Aliaj 25 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, në çantën e tij marsup policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me një krëhër me pesë fishekë. Gjatë kontrollit në banesën e Florjan Hoxhaj u gjetën dhe u sekuestruan edhe 20 fishekë luftarakë, një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis si dhe një maskë plastike.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër aparate celularë dhe automjeti i përdorur nga i dyshuari.

Si rezultat , policia arrestoi shtetasin Florjan Hoxhaj për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa shtetasi Divjen Aliaj u arrestua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për të verifikuar përfshirjen e mundshme të tyre në ngjarje të tjera kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën,...
18:56 | 29/06/2026

Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga...
17:42 | 29/06/2026

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026