Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, kapet me drogë në makinë
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap në flagrancë duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë ndalimit, policia italiane ka ushtruar kontroll ndaj të riut dhe automjetit të tij, ku ka zbuluar një sasi lënde narkotike.
Sipas burimeve policore, nën levën e frenave të dorës u gjetën 12 qese me kokainë të gatshme për shpërndarje. Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan 350 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.
I riu mbante me vete dy telefona, në të cilët hetuesit zbuluan komunikime me persona të ndryshëm, të cilët dyshohet se ishin blerës të lëndës narkotike. Autoritetet italiane kanë konfirmuar gjithashtu se 22-vjeçari ndodhej në territorin italian në mënyrë të paligjshme.
Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërkohë që ndaj të riut rëndojnë disa akuza për veprimtari të paligjshme në territorin italian.
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës