Arrestohet 24-vjeçari në Durrës, u kap në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se është i përfshirë në aktitivetin e paligjshëm të tregtimit të lëndëve narkotike me doza të vogla.
Shtetasi Erald Koliqi, u arrestua në flagrancë gjatë një operacioni të realizuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kanabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shpërndarje, si dhe dy aparate celularë.
I dyshuari është vënë në pranga dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës