Arrestohet 28-vjeçari në Kamëz, qarkullonte me pistoletë në automjet në rrugën Zyrih

25 Janar 2025 | 14:13

Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me Forcën Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se shtetasi D. A, qarkullonte me armë në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Si rezultat i veprimeve operacionale në rrugën “Zyrih” Kamëz, u bë kapja e shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas kur ka parë shërbimet e Policisë ka parkuar automjetin në anë të rrugës dhe ka qëndruar në makinë bashkë me një shtetas tjetër me qëllim shmangien e kontrollit të policisë.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe  proceduan penalisht  në gjendje të lirë  për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,  shtetasin  A. D., 21 vjeç, i cili u gjet brenda në mjetin e 28-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026