Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, i kërkuar nga Spanja për kultivim kanabisi

18 Gusht 2025 | 12:02

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është kapur nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Ai pritet të ekstradohet drejt Spanjës, ku përballet me akuza për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.”- njofton policia.

Sipas autoriteteve shqiptare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026