Arrestohet aktivistja Greta Thunberg, po protestonte për Palestinën në Londër

23 Dhjetor 2025 | 17:48

Aktivistja suedeze Greta Thunberg është arrestuar të martën nga policia në Londër, teksa merrte pjesë në një manifestim pro-Palestinës.

Lajmin e bëjnë të ditur organizatorët e nismës, e promovuar për t’u solidarizuar me 8 anëtarë të burgosur të grupit “Palestine Action”, që po mbajnë një grevë urie prej 50 ditësh në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë ndaluar në kuadër të masës së kontestuar të “terrorizmit”, e kërkuar nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer.

“Palestine Action” është një grup i njohur për aksionet e mosbindjes civile dhe për denoncimin e lidhjeve mes Londrës dhe Izraelit, paralelisht me atë që ka ndodhur në Rripin e Gazës, por aktivistët e tij nuk janë inkriminuar kurrë për atentat kundër personit.

Ndërsa masa drakoniane e qeverisë Starmer ndaj grupit është kritikuar si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe jashtë saj, nga e majta paqësore, eksponentë të politikës liberale, OJQ humanitare dhe si Amnesty International dhe agjenci të OKB-së.

Greva e 8 të dënuarve, burra dhe gra që ende presin procesin gjyqësor dhe që për momentin nuk janë dënuar për asnjë vepër penale, është më e gjata e verifikuar në Britaninë e Madhe që nga kohët e asaj që njihet si “greva e urisë” e vitit 1981.

Asokohe, militanti republikan irlandezo-verior Bobby Sands dhe 9 bashkëluftëtarët e tij humbën jetën në burgun e Mejzit, për të kundërshtuar refuzimin e qeverisë konservatore të Margaret Thatcher për të për të njohur veprimet e tyre si krime politike dhe jo si krime të zakonshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,346, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
08:14 | 22/07/2026

Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit  prej ditësh kanë lënë 13 të vdekur dhe shtatë të zhdukur, njoftuan autoritetet...
08:10 | 22/07/2026

Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar mediat sociale për personat nën 15 vjeç nga janari 2027, duke e bërë atë vendin...
08:04 | 22/07/2026