Arrestohet kryetari i Njësisë Administrative Fushë Kuqe
Kryetari i Njësisë Administrative Fushë Kuqe, Kristo Martinaj, është ndaluar nga policia pas dyshimeve për shpërdorim të detyrës. Sipas hetimeve të kryera nga policia, Martinaj ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, duke porositur shtetas të ndryshëm që të hedhim inerte pranë lokalit të tij, në një zonë të mbrojtur.
Veprimet hetimore kanë çuar në ndalimin e Martinaj, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, në kuadër të akuzave për “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Pushtimin e tokës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin K.(F.) M., 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë