Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahaman Rraja, u kap nga policia me kokainë

27 Tetor 2023 | 14:07

Aurel Rraja, nipi i ish-deputetit të partisë socialiste Rrahman Rraja ka rënë në prangat e policisë. 22 vjeçari është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga forcat e policisë. Pas kontrollit atij i është sekuestruar një sasi prej 50 gramësh kokainë si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë marrjes në pyetje Rraja nuk ka pranuar të jap detaje duke deklaruar se kishte probleme shëndetësore.

Aurel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllai i deputetit të PS që u përfshi disa muaj më parë në dhunën ndaj Fisit Maja për çështjen e gurores në Fushë-Krujë. Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja, pas ankesës që këta të fundit bënë në polici  për shpërthimet e Gurores. Për këtë ngjarje u shkarkuan drejtuesit e policisë në Fushë Krujë dhe dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Rrahmen Rraja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026