Arrestohet pronari i lokalit në Gramsh, ktheu biznesin në qendër për bastet sportive
Një 37-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara” është arrestuar nga policia e Gramshit këtë të hënë.
Policia bën me dije se ka proceduar penalisht dhe një tjetër shtetas, pasi dyshohet se ka patur dijeni që i ndaluari kërkohej nga organet e drejtësisë dhe nuk ka kallëzuar.
37-vjeçari u shpall në kërkim më 26 qershor, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular një 20-vjeçar.
Materialet proceduriale në ngarkim të 37-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim A. K., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 38 vjeç, pasi ka patur dijeni që shtetasi A. K., kërkohej nga organet e drejtësisë dhe nuk ka kallëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë