Arrestohet shqiptari, ndihmoi në strehimin e “bosit” turk të kriptomonedhave
23 Shtator 2021 |
11:34
Policia arrestoi Edevaldo Haxhiun pasi ka ndihmuar në strehimin e “bosit” turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer.
Burime të sigurta nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë dy ditë më parë në kryeqytet.
Ozer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve.
Policia bëri me dije të enjten se nga hetimet e operacionit “Gjurma” rezulton se 36-vjeçari ka transportuar dhe fshehur “bosin” e kriptomonedhave me qëllim shmangien e autoriteteve.
“Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrim kompjuterik” janë dy akuzat që rëndojnë mbi Haxhiun, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turqia i kërkon Shqipërisë të ekstradojë pronarin një kompanie kriptovalutash që akuzohet për mashtrim
- Themeluesi i kompanisë turke zhduket drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë, raportojnë mediat vendase
- Bastisen 20 banesa për turkun, “bosi” i kriptomonedhave Ozer dyshohet se fshihet ende në Shqipëri
Lajme të Sugjeruara
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës